AKTUALITET, 8 Korrik 2026, 22:40

Mbyllet dita e 39-të e protestës në Tiranë/ Qytetarët thirrje për më shumë pjesëmarrje: Nesër edhe më shumë!

Mbyllet dita e 39-të e protestës në Tiranë/ Qytetarët

Protesta e 39-të e qytetarëve është mbyllur për ditën e sotme. Fillimisht protestuesit u mblodhën në sheshin "Skëndërbej" dhe më pas u drejtuan për të Kryeministria ku dhe zhvilluan fjalimet e tyre. 

Mes thirrjeve në kor, qytetarët kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Të shumtë ishin qytetarët të cilët folën në protestën e ditës së sotme, ku artikuluan kërkesat e tyre dhe shprehën pakënaqësit e qeverisje në këto vite. 

“PD, PD klysha komunistësh”, “Edi Rama SPAK-you”, “Rama në burg, Berisha në burg”, këto janë disa nga thirrjet e protestueve. Gjatë marshimit të tyre protestuesit u ulën para Parlamentit dhe thirrën njëzëri: “Parlamenti i krimit”

Revolta kaloi edhe para selisë së Partisë Demokratike, ku thirrën njëzëri: “Rama, Sala, f*ck you!” dhe “Opozitë e shitur!”. “Ju erdhi fundi, “O Erjon, o legen, prite Ramën se po vjen”, “O Ilir, o legen, prite Salën se po vjen”, ishin disa nga thirrjet e tjera që u dëgjuan gjatë marshimit.