AKTUALITET, 2 Shkurt 2023, 16:21

Mbyllen aplikimet, tre emrat e kandidateve që synojnë drejtimin e Gjykatës Kushtetuese

Mbyllen aplikimet, tre emrat e kandidateve që synojnë drejtimin e

Kanë dalë emrat e 3 gjyqtareve që synojnë të marrin drejtimin e Gjykatës Kushtetuese.

Afati i fundit i aplikimeve ka qenë ditën e sotme dhe tre emrat që shprehën interes janë anëtare të Gjykatës Kushtetuese aktualisht.


Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në kuadër të procedurës së zgjedhjes së Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese u mblodh sot, më 2 shkurt 2023, dhe konstatoi përmbylljen e afatit të aplikimeve. Për këtë pozicion kanë shprehur interesin 3 gjyqtare, të renditura më poshtë, sipas rendit alfabetik, me bazë mbiemrin:

1. Fiona Papajorgji
2. Marjana Semini
3.Holta Zaçaj


Gjithashtu, Mbledhja e Gjyqtarëve, në bazë të parashikimeve ligjore, ka vendosur të zhvillojë mbledhjen e saj të radhës, në datën 15 shkurt 2023, ora 10:00, për të dëgjuar platformat dhe vizionin e secilës kandidate, për të vijuar më tej me procedurat e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.

PËRBËRJA E GJYKATËS KUSHTETUESE

Marsida Xhaferllari, anëtare
Dr. Fiona Papajorgji, anëtare
Dr. Elsa Toska, anëtare
Sonila Bejtja, anëtare
Dr. Sandër Beci, anëtar
Ilir Toska, anëtar
Gent Ibrahimi, anëtar
Prof. Dr. Marjana Semini, anëtare
LL.M. Holta Zaçaj, anëtare