TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla replikoi me kreun e PD-së, Sali Berisha në Kuvend në lidhje me protestuesit që kanë dalë pasdite prej dy javësh kundër qeverisë dhe të gjithë klasës politike.
Balla i tha Berishës se është i fundit që mund të flasë në emër të protestuesve, ndërsa e sfidoi që t’u bashkohej atyre në shesh. Balla theksoi gjithashtu se ai ka kontribuuar në një nga kërkesat e protestuesve, të cilët kanë bërë thirrje edhe për burgosjen e Sali Berishës, pasi ka bërë kallëzim ndaj tij në institucionet e drejtësisë.
“I fundit në këtë sallë që mund të flasë në emër të protestuesve është ky pelikani këtu (drejtuar Berishës). Nëse do të zbatosh, unë të sfidoj Sali Berisha sot pasdite shko në protestë. Shkon dot në protestë? Provoje po ta mbajti.
Personalisht nga ana e protestuesve meritoj një falënderim se kam kontribuuar në një prej kërkesave të protestuesve. Protestuesit thonë “Sali Berisha në burg”. Unë e kam bërë një kallëzim për ty. I ftoj ta marrin në shqyrtim.
E mbani mend ditën e parë të protestës i quajte sikur i kemi nxjerrë ne. Ditën e dytë the që je kundër protestës. Ndërkohë që sot del zotrote jam përfaqësues i protestës. Pashë një gjë qesharake në Bruksel se pashë disa që thanë kemi ardhur këtu në Bruksel për të sjellë kërkesat e protestuesve. Je i fundit që mund të na bësh ndërmjetësit me protestuesit.”, tha Balla.
Ndërsa Balla fliste, ndërhyn edhe Flamur Noka duke i thënë se do të jetë ai që do të shkojë në burg, duke e akuzuar si vrasës dhe trafikant.
“Ti do të shkosh në burg. Në të sëmës do të shkosh. Je vrasës, trafikant”, i drejtohet Noka.