AKTUALITET, 10 Janar 2025, 10:10

"Mbreti i kokainës"/ U ekstradua nga Stambolli, Dritan Rexhepi paraqitet në GJKKO! Do të njihet me masën e sigurisë

"Mbreti i kokainës"/ U ekstradua nga Stambolli, Dritan Rexhepi

Baroni i drogës, Dritan Rexhepi, është paraqitur sot në GJKKO, ku do të njihet me masën e sigurisë.

Burime nga organet ligjzbatuese bëjnë me dije se GJKKO do t’i komunikojë sot masën e sigurisë “mbretit të kokainës” i cili dy ditë më parë u ekstradua nga Stambolli në Tiranë.