TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari Artan Hoxha, ka replikuar me ministrin e drejtësisë, Toni Gogu, lidhur me protestën e qytetarëve.
Hoxha i tha ministrit se problemi nuk qëndron te algoritmi, por te fakti që kryeministri nuk dëgjon njeri.
Ndërkohë ministri deklaroi se Rama ka dëgjuar me vëmendje edhe popullin edhe grupin parlamentar.
Pjesë nga biseda:
Artan Hoxha: Nuk e di në këtë pjesën me dyer të mbyllura, foli edhe ndonjë tjetër apo vetëm dëgjuat kryeministrin? Njerëzit janë në shesh sepse kanë një kryeministër që nuk dëgjon më. A e kuptoni që ka ndodhur diçka shumë e rëndësishme që nuk mund të anashkalohet me algoritmin? Mbreti i algoritmit ka qenë Edi Rama. Një nga faktorët që e dominonte jetën virtuale, ishte se ishte mbreti i algoritmit. Por tani ka dalë një usta tjetër dhe po i përgjigjen. Një ngjarje e madhe po ndodh në vend, a ka një plan B se si mund të përgjigjeni? Ka mesazh që mund të bëhet edhe lëvizje tektonike, çoni vendin në zgjedhje të parakohshme? Kur situata agravohet kryeministri flet për PS por kur është mirë situata flasin për Rilindjen. A shihni edhe një armik të brendshëm?
Toni Gogu: Do t’ju them atë që kam parë dhe dëshmuar. Qeveria ka dëgjuar të gjithë drejtuesit e grupit parlamentar, dhe deputetë të caktuar që kanë folur për problematika që shqetësojnë zgjedhësit e tyre, problematika që i përket qeverisjes, çështje që zhvillojmë në mbledhjet e zgjeruara. Në katër orë, ka patur debat dhe debat cilësor në grup. Sa i përket algoritmit, mund ta përdorësh, që të transmetosh një emision të lirë, për të ofruar një shërbim, për të shpëtuar një jetë, por mund ta përdorësh edhe për të shumëfishuar teza të caktuara që jo domosdoshmërisht shqetësojnë qytetarin e zakonshëm shqiptar.
Teza që shqetëson qytetarin, ka të bëjë me ekonominë. Absolutisht Shqipëria nuk është modeli i përsosur i një demokracie, i një ekonomie që të lë pa fjalë. Por është e padallueshme nga ajo e 12 viteve më parë. Këto i thotë FMN dhe Banka Botërore.
Artan Hoxha: Pse janë mërzitur njerëzit?
Toni Gogu: Verdikti i njerëzve është 11 maji.
Artan Hoxha: Ju thatë Greqia, Sorosi…
Toni Gogu: Ekonomia shqiptare tregon një rritje që nuk e ka patur më parë. Shteti tregon një pasqyrë dhe insitucione që nuk kanë qenë. A ka ndikuar pandëshkueshmëria te pakënaqësia? Padyshim. Por pengesat e integrimit Shqipëria po i kalon me sukses. Nëse një protestues është aty i përfshirë emocionalisht, një burokrat në BE e sheh ftohtësisht dhe sheh a kemi bërë detyrat.