AKTUALITET, 28 Qershor 2024, 13:06

Mbledhja mes PS dhe PD përfundon pa rezultat, nuk ka dakordësi për kthimin e koalicioneve

Mbledhja mes PS dhe PD përfundon pa rezultat, nuk ka dakordësi

Ka përfunduar pa një dakordësi Mbledhja e Grupit të Dialogut mes opozitës dhe maxhorancës.

U mësua se nuk ka dakordësi për rikthimin e koalicioneve parazgjedhore. Socialistët i tremben bashkimit të opozitës dhe nuk pranojnë koalicionet parazgjedhore.

Partia Demokratike kërkon rikthim tek marrëveshja e 5 qershorit, por për Partinë Socialiste kjo është çështje e mbyllur.

Ka pasur diskutime edhe për shtrirjen e votimit dhe numërimit elektronik në pesë qarqe, gjithashtu është diskutuar edhe vota e diasporës.