TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Strasburg në mbledhjen e Stabilizim Asociimit Shqipëri BE, Clive Rumbold nga divizioni i zgjerimit të Ballkanit Perëndimor në Komisionin Europian pasi tha se rrugëtimi europian i Shqipërisë ka avancuar në mënyrë mbresëlënëse, foli për protestën, e cila ka hyrë në muajin e dytë duke e vënë theksin në zhvillimin e saj në mënyrë paqësore.
“Ne inkurajojmë të gjithë të përfshirët të jenë të qetë dhe nga ata tjetër të sigurohet një protestë e paqtë dhe e mbajtur në kushte të sigurta. Ata po ushtrojnë të drejtën e të mbledhurit dhe të shprehurit dhe duhet ta bëjnë këtë paqësisht sipas ligjit.
Kjo është me rëndësi për vijimin e Shqipërisë në pasjen e standardeve demokratike e kësisoj në vijimin e rrugës europiane. Ne po i ndjekim këto zhvillime nga afër. Delegacioni ynë ka qenë në terren aktiv prej nisjes së protestës duke organizuar vizita dhe parë situatën”, u shpreh ai.
Clive Rumbold pati edhe një kërkesë konkretë për qeverinë shqiptare.
“Ne kemi mësuar se ka një hetim aktiv të SPAK për sa i përket pronave në Zvërnec. Me lejoni të them se lufta kundra korrupsionit është në zemër të zgjerimit të BE-s dhe puna e deritanishme duhet të vazhdojë në Shqipëri. Ne shpresojnë të realizohet një studim i plotë mbi impaktin në ambient me standardet më të larta. Shpresojmë që Shqipëria ta mbajë fjalën për rishikim e ligjit të investimeve strategjike deri në fund të vitit. Dialogu mes të gjithë aktorëve është rruga që duhet të ndiqet”, tha ai.
Nga ana tjetër, Taulant Balla u shpreh se Shqipëria ndodhet në një moment vendimtar drejt anëtarësimit dhe se presim që të na jepet drita jeshile për t’u bërë pjesë e BE.
“Shqipëria ndodhet në një moment vendimtar drejt anëtarësimit. Presim dritën jeshile në mbylljen edhe të 3 kapitujve gjë e cila do të pasojë nga mbledhja ndërqeveritare Shqipëri- BE. Dezinformimi e zëvendëson debatin me manipulimin, faktet me gënjeshtrat dhe besimin me dyshimin. Lufta kundër dezinformimit është mbrojtje e së vërtetës, e lirisë dhe e vetë demokracisë. Europa jo vetëm destinacion por transformim i vendin”, tha Balla.
Gjatë fjalës së tij, demokrati Gazment Bardhi ngriti shqetësimin se parlamenti nuk merr në shqyrtim kërkesat e paraqitura nga deputetët e PD.
“Parlamenti nuk err në shqyrtim nismat e deputetëve të opozitës. Parlamenti nuk kontrollon qeverinë. Gjatë këtij sesioni opozita ka kërkuar 11 interpelanca me Ramën, asnjë prej tyre nuk është zhvilluar sepse kryeministri refuzon të japë llogari për vendimet që mbajnë firmën e tij”, tha Bardhi.