TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Ia vlen të jetosh”, fushata ndërgjegjësuese për kapjen në kohë të kancerit të gjirit ka përfunduar. 12701 gra në të gjithë vendin kanë realizuar mamografitë përgjatë tetorit. Rreth 1200 prej tyre kanë rezultuar me formacione të dyshimta”.
“Për të arritur deri në diagnozën përfundimtare duhet të kalojmë disa hallka procese të protokollit shëndetësor për të evidentuar saktë nëse jemi me një formacion, prekancerogen, kancerogen apo me forma të avancuara të kancerit. Pasi evidentoehet nga tekniku apo mjeku radiolog përgjigja i shkon gruas dhe mjekut të familjes për ta referuar më pas zonjës drejt procesit të referimit për të ndjekur deri në diagnozën përfundimtare. Kemi qenë deri në nivelin e 10-11 % të rasteve për tu referuar në sistemin e referimit”, -tha Eugena Tomini, drejtore e ISHP.
Kapja në kohë e kancerit të gjirit sipas mjekëve do të çonte në shërimin 100% të çdo gruaje që e kap atë në faza të hershme, ndaj edhe është menduar që depërtimi të vazhdoj gjatë gjithë vitit. “Ndaj ju bëjmë thirrje të gjithë zonjave që të mos e kryejnë mamografinë vetëm në tetor, por ta kryejnë atë gjatë gjithë vitit”, -tha Tomini.
Por cilat janë moshat që duhet të kryejnë mamografi dhe kur duhet të nisin kontrollet e gjirit? “Të ndjekim rekomandimin e mjekëve specialist për të kryer mamografinë atëherë kur duhet. E theksojmë që kryhet një herë në 2 vjet për gratë mbi 50 vjeç. Nga mosha 20-40 vjeç një ekzaminim gjiri me personel shëndetësor, një vetë ekzaminim”,-tha drejtorja e ISHP. Për të kapur në kohë çdo rast të kancerit të gjirit, ministria e Shëndetësisë, ka hartuar një tjetër program depistimi, për gjatë gjithë vitit do ketë mundësi që çdo grua në bazë të kalendarit të hartuar tashmë të kryej mamografinë pa sistem referimi dhe falas.