AKTUALITET, 13 Korrik 2026, 09:44

Masat/ Sot seancë plenare, Kuvendi rrethohet me gardh metalik. Deputetët e PS futen nga hyrja anësore

Masat/ Sot seancë plenare, Kuvendi rrethohet me gardh metalik.

Kuvendi do të mblidhet sot në seancë plenare, ndërsa i gjithë perimetri i godinës është rrethuar me gardh metalik.

Gazetarja Elda Menga raporton se deputetët e Partisë Socialiste po hyjnë në ambientet e Parlamentit nga hyrja anësore, në krahun e Akademisë së Shkencave.

Në hyrjen kryesore janë vendosur gardhet metalike që rrethojnë të gjithë perimetrin e Kuvendit.