AKTUALITET, 12 Qershor 2026, 13:12

Masat e policisë/ Protesta e qytetarëve dhe organizimi i 35-vjetorit të PS-së në Tiranë, ja cilat rrugë pritet të bllokohen

Masat e policisë/ Protesta e qytetarëve dhe organizimi i 35-vjetorit

Në vijim të masave të marra për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, Policia e Tiranës ka hartuar një plan të detajuar masash për sigurimin e rendit dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve që do të zhvillohen pasditen e sotme dhe në mbrëmje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” (tubimit të qytetarëve) dhe në sheshin “Italia” (aktivitet i subjektit politik Partia Socialiste, 35 vjetori i themelimit të PS).

Sipas njoftimit, nga ora 16:00 deri në përfundim të aktiviteteve do të ketë bllokime dhe kufizime të qarkullimit në disa akse kryesore.

Nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në rrugët “Papa Gjon Pali II”, “Dervish Hima”, “Faik Konica”, “Lek Dukagjini”, “Gjergj Filipi”, “Hasim Zeneli”, “Themistokli Gërmenji” dhe “Ibrahim Rugova” (nga “Libri Universitar” deri te sheshi “Shopen”).

Gjithashtu, do të bllokohet qarkullimi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri te sheshi “Nënë Tereza”.

Policia u bën thirrje qytetarëve të përdorin rrugë alternative dhe të zbatojnë udhëzimet e uniformave blu në terren.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë

Në vijim të masave të marra për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, Policia e Tiranës ka hartuar një plan të detajuar masash për sigurimin e rendit dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve që do të zhvillohen pasditen e sotme dhe në mbrëmje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” (tubimit) dhe në sheshin “Italia” (aktivitet i subjektit politik Partia Socialiste).

Në këtë kuadër, Policia e Tiranës njofton se nga ora 16:00 deri në përfundim të aktiviteteve dhe tubimit, do të ketë bllokime dhe kufizime të qarkullimit në disa akse rrugore.

Nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në rrugët:
● “Papa Gjon Pali II”;
● “Dervish Hima”;
● “Faik Konica”;
● “Lek Dukagjini”;
● “Gjergj Filipi”;
● “Hasim Zeneli”;
● “Themistokli Gërmenji”;
● “Ibrahim Rugova”, nga kryqëzimi me rrugën “Libri Universitar” deri te sheshi “Shopen”.

Gjithashtu, do të ketë bllokim të qarkullimit të automjeteve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, deri te sheshi “Nënë Tereza”.

Policia e Tiranës apelon për mirëkuptimin e qytetarëve dhe këshillon përdorimin e akseve alternative të lëvizjes, si dhe respektimin e udhëzimeve të shërbimeve të Policisë në terren.