AKTUALITET, 20 Maj 2024, 14:23

Masakroi për vdekje ish-gruan, lihet në burg shqiptari, çfarë deklaroi para gjykatës

Masakroi për vdekje ish-gruan, lihet në burg shqiptari,

50-vjeçari i akuzuar se vrau ish-bashkëshorten e tij Enkelejda Danaj, është lënë në burg nga gjykata.  Mbi të rëndon akuza e vrasjes me dashje në gjendje të qetë dhe armëmbajtje pa leje.

“Kam bërë një gabim të madh dhe jam penduar që në momentin e parë për atë që kam bërë. Unë rrëfej gjithçka dhe në këtë fazë nuk do të shfrytëzoj të drejtat e mia ligjore”, mësohet se ka thënë ai gjatë kërkimit të faljes.

Ai raportohet se mohoi njoftimet ku thuhej që ai nuk pranoi të firmoste për të lejuar fëmijën e tij të shkonte në Shqipëri, në varrimin e nënës së tij.

“E mohoj kategorikisht atë që u tha, se gjoja nuk kam dhënë pëlqimin që fëmija im të shkojë në varrim, kam nënshkruar menjëherë një deklaratë të përgjegjshme ku jap pëlqimin që ai të udhëtojë jashtë vendit”, ka thënë ai.