TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë në datën 28 maj rekursin e depozituar nga avokatët e kreut të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj , për zëvendësimin e masë së sigurisë.
Rekursi u bë më datë 6 maj, vetëm dy ditë pas vendimit të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë që ndryshoi pjesërisht praktikën për masën e arrestit në burg.
Vendimi parashikon se kufizimi më i rëndë i lirisë personale, masa e arrestit me burg duhet të merret pasi më parë të jenë shqyrtuar realisht masat e tjera alternative. Po ashtu, kërkohet arsyetim për personin e pandehur dhe që të jetë prokuroria ajo që të ketë barrën e provës për të justifikuar nevojën e masës ekstreme.
“Kërkohet zëvendësimin e masës se sigurimit “Arrest ne burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit te Procedurës Penale, me një masë sigurimi më të bute si “Garanci pasurore” parashikuar nga neni 236 i Kodit të Procedurës Penale ose “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit te Procedurës Penale”, thuhet në kërkesën e Veliajt.
Veliaj ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit 2025. SPAK ka ngritur 13 akuza, si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.
