TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Reshjet intensive të shiut të pasdites të kësaj të hëne kanë sjellë një situatë shqetësuese në aksin e Moglicë-Gramsh në Maliq.
Si pasojë e motit të keq masa të mëdha dheu e gurësh janë shkëputur nga shpatet anësore të malit, duke bllokuar një pjesë të rrugës dhe duke bërë të pamundur lëvizjen e automjeteve.
Aktualisht puna po zhvillohet vetëm në njërin krah të rrugës pasi ndërhyrja e plotë mbetet e vështirë për shkak të prurjeve të vazhdueshme. Autoritetet dhe grupet e punës po monitorojnë situatën në vazhdim.