AKTUALITET, 14 Qershor 2026, 22:12

Marshimi i qytetarëve në ditën e 15-të, "uragan" njerëzish në rrugët e Tiranës (VIDEO)

Marshimi i qytetarëve në ditën e 15-të, "uragan"

Mijëra qytetarë u mblodhën edhe këtë të diel në Tiranë, në ditën e 15-të të protestave kundër qeverisë, duke zhvilluar një marshim të gjerë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë.

Me flamuj, plisa dhe pankarta, protestuesit marshuan rrugëve të kryeqytetit.

Ndërkohë nuk munguan thirrjet himn të 15 ditëve të fundit: "Rama jepe dorëheqjen", "Rama në burg, Berisha në burg" dhe "Revolucion", nën shoqërinë e vuvuzelave dhe tupanëve.

 

Vargu kilometrik i tyre bllokoi të gjithë rrugën e Durrësit deri në qendër prapa Muzeut Historik Kombëtar. Ata i bën thirrje dhe qytetarëve të tjerë të bashkohen në marshim.

Itinerari i kësaj të diele ishte nga rruga e Durrësit, pallati i Sportit Asllan Rusi dhe zona e Laprakës, të gjitha këto pjesë ishin të mbushura me marshues të cilët njëzëri kërkuan largimin e kryeministrit Rama.