AKTUALITET, 13 Qershor 2026, 21:46

Marshimi mbërrin te Kuvendi, qytetarët shpërthejnë në kor: Parlamenti i krimit!

Marshimi mbërrin te Kuvendi, qytetarët shpërthejnë në

Protesta masive në kryeqytet ka marrë një tjetër dimension. Pasi mbushën bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  mijëra protestues kanë vijuar marshimin nëpër rrugët e Tiranës, duke mbërritur tashmë përpara godinës së Parlamentit të Shqipërisë.

Turma e revoltuar ka shpërthyer brohoritje: “Parlamenti i krimit! Parlamenti i krimit!”, duke e kthyer godinën e Kuvendit në një tjetër simbol të pakënaqësisë së tyre.

Ndalimi përpara Parlamentit shihet si një mesazh i drejtpërdrejtë politik nga qytetarët. Pas akteve simbolike të ditëve të mëparshme, ku kërkuan ndëshkimin e figurave politike pa dallim partie, protestuesit kanë drejtuar tashmë zemërimin e tyre ndaj institucionit ku miratohen ligjet dhe merren vendimet që prekin jetën e shqiptarëve.