BOTA, 25 Qershor 2026, 10:14

Marrëveshja/ SHBA kërkon 88 miliardë dollarë pas luftës në Iran, Trump: Teherani nuk do të ketë armë bërthamore, aleatët europianë na braktisën

Marrëveshja/ SHBA kërkon 88 miliardë dollarë pas luftës

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se marrëveshja e arritur me Iranin ka garantuar që Teherani të mos zotërojë kurrë armë bërthamore, duke e cilësuar atë si një sukses historik.

“Ne nënshkruam një marrëveshje që arriti atë që asnjë president nuk e ka bërë më parë: Irani nuk do të ketë kurrë një armë bërthamore”, tha Trump, duke shtuar se “Lindja e Mesme tani është më e sigurt”.

Ndërkohë, administrata amerikane i ka kërkuar Kongresit një paketë financiare prej 88 miliardë dollarësh, nga të cilat 80 miliardë dollarë janë destinuar për mbulimin e kostove të luftës në Iran dhe shpenzimeve të tjera të lidhura me konfliktin që nisi më 28 shkurt.

Në të njëjtën kohë, Trump kritikoi ashpër disa prej aleatëve kryesorë të NATO-s, duke shprehur pakënaqësi ndaj Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës dhe Italisë.

“Jam i zhgënjyer nga Italia, Britania e Madhe, Gjermania dhe Franca. Ata na braktisën. Do të kishte qenë mirë nëse do të kishin ofruar ndihmën e tyre. Një president tjetër nuk do të ishte takuar me Rutte”, deklaroi Trump.