TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Milot. Burime bëjnë me dije se një mjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.
Mësohet se drejtuesja e mjetit nuk e ka parë këmbësorin, i cili po lëvizte pranë rrugës, duke e marrë zvarrë për disa metra dhe duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.
Drejtuesja e automjetit ndodhet e shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë;
Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Lezhë-Milot” shtetasja F. Ll. duke drejtuar automjetin e saj ka aksidentuar shtetasin N. Gj., 75 vjeç (këmbësor) i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Drejtuesja e automjetit ndodhet e shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.