AKTUALITET, 19 Janar 2025, 16:45

Makina e drejtuar nga 80-vjeçari u përplas me motorin në rrugën e lumit të Vlorës, humb jetën 22-vjeçari

Makina e drejtuar nga 80-vjeçari u përplas me motorin në

Një aksident me pasojë vdekjen e një 22- vjeçari ka ndodhur ditën e sotme (19 janar), në afërsi të fshatit Kote, në rrugën e lumit të Vlorës.

Një automjet që drejtohej nga një 80-vjeçar është përplasur me një motor dhe 22-vjeçari Fatjon Kasaj, ka humbur jetën.

“Më datë 19.01.2025, rreth orës 14:47, në afërsi të urës së fshatit Lapardha, Vlorë, një motomjet tip “Yamaha”, është përplasur me një automjet tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin J. K., 80 vjeç, banues në Vlorë.  Është bërë i mundur identifikimi i drejtuesit të motomjetit që humbi jetën në vendngjarje, i cili rezulton të jetë shtetasi Fatjon Kasaj, 22 vjeç', njoftoi sot policia.