AKTUALITET, 5 Maj 2026, 17:05

Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagoset shoferi pranë Lumit të Vlorës

Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagoset shoferi

Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Lumit të Vlorës, ku një automjet ka dalë nga rruga, dyshohet si pasojë e shpejtësisë së lartë.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, ndërsa makina ka përfunduar në kanal anës rrugës duke u përplasur me një bordurë betoni.

Si pasojë e aksidentit, shoferi ka marrë lëndime të lehta dhe është ndihmuar menjëherë. Ndërkohë, automjeti ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.