TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka biseduar me Emirin Sheik Tamim bin Hamad al Thani të Katarit për zhvillimet në Gaza dhe “përpjekjet urgjente të vazhdueshme” për të siguruar lirimin e pengjeve që mbahen nga grupi militant Hamas, tha Shtëpia e Bardhë.
Biden dënoi “pa mëdyshje” mbajtjen e pengjeve nga Hamasi, duke përfshirë shumë fëmijë të vegjël, njëri prej të cilëve është një shtetas amerikan trevjeçar, prindërit e të cilit u vranë nga grupi më 7 tetor, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.
Katari është ndërmjetësi kryesor në negociatat e pengjeve.
“Të dy udhëheqësit ranë dakord që të gjithë pengjet duhet të lirohen pa vonesë të mëtejshme”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.
Javën e kaluar, shefi i CIA-s dhe kreu i Agjencisë së Inteligjencës Izraelite, Mossad, ishin në Katar ku takuan kryeministrin e vendit dhe zyrtarë të tjerë.
Deklarata e Shtëpisë së Bardhë nuk përmendi një armëpushim, duke thënë se liderët folën për nevojën “për të mbrojtur civilët e pafajshëm dhe përpjekjet e vazhdueshme për të rritur rrjedhën e ndihmës humanitare në Gaza”.