AKTUALITET, 9 Tetor 2024, 11:38

LIVE/ Përplasje e ashpër në komisionin hetimor për kontratat në Shëndetësi! Ndreca: Kolegët që hedhin molotovë nuk i mbrojmë ne! Vokshi: Do shkosh ku është Ilir Beqaj

LIVE/ Përplasje e ashpër në komisionin hetimor për kontratat

Përplasje e ashpër në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë. Ndërsa deputetët e PD-së ndodheshin jashtë, pasi garda nuk lejonte deputetët e përjashtuar të marrin pjesë, deputeti i PS-së, Plarent Ndreca nisi mbledhjen.

Kjo shkaktoi përplasje e ashpër verbale me Albana Vokshin

Pjesë nga debati

Albana Vokshi: Kush je ti mo, nuk je kryetar këtu dhe nuk e drejton këtë komision, unë te dera dhe ti guxon të fillosh mbledhjen. 
Plarent Ndreca: Një njeri normal nuk i bën këto. Mbylle atë mikrofon dhe të të vijë turp.
Albana Vokshi: Të të vijë turp ty dhe gjithë deputetëve që nisin mbledhjen, kur kolegët rrinë të dera. 
Plarent Ndreca: Do ulesh të drejtosh mbledhjen apo të vijoj. Mos u sill si e fortë. Do sillesh si kryetare. 
Albana Vokshi: Në vend se të mbroni kolegët...
Plarent Ndreca: Kolegët që hedhin molotv nuk i mbrojmë ne
Albana Vokshi: Do jesh i pari që do e hash! Ti do të jesh i dyti në radhë të shkosh aty ku ka shkuar Ilir Beqaj
Ndërsa Vokshi kërkon që dëshmitari të dalë jashtë dhe kërkon ndërhyrjen e Gardës, por kjo nuk ndodh.

Vokshi ka kërkuar që të dalë jashtë dëshmitari Gentian Opre, pasi është për procedurë, ndërsa Ndreca e ka kundërshtuar këtë.  

Në shenjë revolte Albana Vokshi i hodhi 4 herë mikrofonin Plarent Ndrecës. Vokshi këmbëngul të dalë dëshimtari me pretendimin se kemi ‘procedurë’

Albana Vokshi duke i kërkuar të dalë jashtë dëshmitarit e kërcënoi

“Nesër pasnesër do pendohesh për këtë. Ai do të përballet me ligjin, se po shkel urdhrin e kryetarit”