TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shtyhet për në 23 janar seanca paraprake për sterilizimin.
Shkak ka qenë kërkesa e ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili kërkoi përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi.
Kërkesa erdhi pasi Ilir Beqaj dhe avokati i tij kërkuan nga gjyqtarja që të jepte arsyetimin për vendimin e ndërmjetëm të ndryshimit të akuzës së Beqajt, nga shpërdorimi i detyrës në vjedhje, në shpërdorim detyre në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Mbrojtja kërkoi përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi, me argumentin se ajo nuk ka vendosur në dispozicion të saj vendimin e arsyetuar të ndryshimit të akuzës dhe nuk ka treguar ku janë faktet e vjedhjes apo të grupit të strukturuar kriminal. Gjykatësja Davidhi ka theksuar se nuk është e detyruar ta bëjë të ditur këtë informacion në këtë fazë të procesit.
Seanca u shty për shkak të shqyrtimit të kërkesës për përjashtimin e Davidhit, kërkesë që do të shqyrtohet nga një gjyqtar tjetër. Gjyqtarja, ka liruar nga arresti shtepiak kreun e PD Sali Berisha.
Dosja e sterilizimit ndodhet ende në fazën paraprake, ndërkohë që së fundmi akuza ndaj Beqajt u ndryshua nga “Shpërdorim detyre” në “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal”.