AKTUALITET, 16 Janar 2025, 18:55

Lirohet nga detyra zëvendësministri i Mbrojtjes, Dorian Tola

Lirohet nga detyra zëvendësministri i Mbrojtjes, Dorian Tola

Këshilli i Ministrave ka vendosur të lirojë nga detyra Dorian Tolën, zëvendësministër i Mbrojtjes.

Vendimi është marrë me propozim të kryeministrit Edi Rama.

Ende nuk dihen arsyet e lirimit të tij nga posti i zëvendësministrit, të cilin e mbante prej 5 qershorit të vitit 2024.

Tola më herët ka qenë Drejtor i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar.

Vendimi:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.