TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Koloreto Cukali, kryetar i Këshillit Shqiptar të Medias, duke komentuar gjendjen e medias në Shqipëri, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se Rama në reagimin e tij kundër gjetjeve të “Reporterëve pa kufij”, citoi një portal të panjohur dhe se krimi më i madh që po i bëhet medias është zhdukja e lajmit.
“Sot nuk raportohet më, merret copy-paste ajo që thotë kryeministri dhe vihet aty. Shifrat që nxori, Rama i kishte marrë nga një start-up shqiptar. Unë u futa te ky start-upi. Gjëja e parë që vura re ishte se ky ishte një portal anonim. Asnjë informacion. Kryeministri që u ka hapur luftë portaleve nuk mund të citojë një portal të panjohur. Televizionet nuk raportojnë më. Problemi kryesor është modeli i biznesit i medias. Po konsiderohet si një mënyrë për të bërë para dhe jo për të ofruar shërbim publik. Të gjitha TV duan pjesë te ajo tava. Nuk mund t’ua ngecin dy njerëzve. Kryetari i opozitës ka shumë më pak resurse për të blerë mediat. Kryetari i opozitës nuk jep dot statusin e investitorit strategjik.
Mënyra si kontrollohet media nuk janë shifrat që jep media sasiore. Krimi më i madh që po i bëhet është zhdukja e lajmit. Citimet politike nuk kanë të njëjtin impakt. Është metodologjia për opinionistët. Liri fjale ka, por nuk ka liri informimi. Atë të 5D e jepnin vetëm dy televizione”- tha Cukali.