AKTUALITET, 13 Shtator 2023, 10:03

Librazhd/ Shkolla e fshatit e shkatërruar, nxënësit mësojnë në ambientet e një lokali, pranë kanë bilardo

Librazhd/ Shkolla e fshatit e shkatërruar, nxënësit

Shkolla e fshatit Funares e shkatërruar, nxënësit mësojnë në ambientet e një lokali

15 fëmijë mësojnë në një ambient të vogël, i përshtatur brenda ambienteve të një lokali. Pranë dhomës ku mësojnë nxënësit, është edhe një dhomë bilardoje. 

'Jam ndjerë keq ditën e parë të shkollës, që nuk kam pasur asnjë nxënës këtu. Por, përgjegjësia për këtë nuk është as e jona'- thotë një mësuese tjetër, e cila nuk ka asnjë nxënës në klasë. 

Ajo tregon për News 24 se: Ambientet janë skandaloze, ama fëmijët nuk duhet të qëndrojnë pa mësim. Unë kam ardhur dhe ditët e pushimit për të sistemuar klasën.

Librazhd/ Shkolla e fshatit e shkatërruar, nxënësit