BALLKAN, 5 Nëntor 2025, 13:21

Letra e vitit 2022/ Albin Kurti: Thaçi dhe ish krerët e UÇK duhet të lirohen

Letra e vitit 2022/ Albin Kurti: Thaçi dhe ish krerët e UÇK

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti thotë se Hashim Thaçi dhe ish krerët e tjerë të UÇK, duhet të lirohen. Ai u shpreh në ditën kur shënohen 5 vjet nga arrestimi i tyre nëpërmjet një postimi në facebook, ku shpërndau për ndjekësit e tij edhe një letër të vitit 2022.

Aty siç thotë Kurti, i ka kërkuar Kryetares së Dhomave të Specializuara Ekaterina Trendafilova të njëjtën gjë po shpreh sot në 5 vjetorin e arrestimit të tyre. Kurti thotë se ky është një qëndrim i vjetër i tij, por letrën me kërkesën e cila sic thotë u refuzua dy javë pasi ishte dërguar e publikoi vetëm sot pasi gjykon se ata duhet të ishin pranë familjeve të tyre dhe të gjykohen në gjendje të lirë.