TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme, pritet përmirësim i kushteve atmosferike duke bërë që reshjet të izolohen vetëm në zonat e thella malore ku do të ketë dëborë të pakët.
Zonat e ulëta dhe ato bregdetare paraqiten në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta. Duke qenë se masat e ftohta verilindore do të jenë prezente i ftohti do të ndjehet pothuajse në të gjithë vendin. Parashikohet që mbrëmja dhe nata të mbizotërohen nga kthjellime dhe vranesira por pa reshje.
Temperaturat e ajrit do të bien ndjeshem në mëngjes, por rriten në mesditë duke u luhatur nga -5°C deri në 14°C.
Era do fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtesinë 35 km/h nga drejtimi verilindor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.