TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Niko Peleshi mbajti fjalën në parlament. Ai foli edhe mbi marrjen e LaCivitas nga PD për të drejtuar fushatën e 11 majit.
Peleshi që një parti si PD-ja ta gjejë shpëtimin te një kompani marketingu duket si një dorëzim para zgjedhjeve.
'E rëndësishme për ju, keni gjetur një shpëtim, një kompani marketingu. Për një kompani kaq të rëndësishme, si PD ta mbështes shpresën në një kompani marketingu që e bën të zezën të bardhë, duhet të jetë një dorëzim.
Kjo foltore duhet të jetë për mendime, alternative. Nuk ka ndryshim që vjen nga qielli. Kur e merrni fjalën mos na fyeni inteligjencën shqiptarëve. Kemi gjetur një kompani marketingu që di të bëjë të zezën të bardhë.'
Peleshi: Për ju vota e diasporës nuk është as shpëtim dhe as e rëndësishme. E rëndësishme është vetëm, mesa po shikojmë që keni gjetur një kompani marketing. Për një parti kaq e rëndësishme për ju siç është PD, ta mbështesë shpresën që ta bëjë të zezën të bardhë, duket si dorëzim.
Nuk ka një shpëtim që vjen nga qielli, nuk ka ndryshim që vjen nga qielli. Shqipëria e së nesërmes do të ndërtohet nga shqiptarët. Kur merrni fjalën këtu mos na fyeni inteligjencën të gjithë kombit dhe sillni një alternativë të vetme dhe thoni se keni gjetur një kompani marketingu që nuk e njihte Shqipërinë por di të bëjë të zezën të bardhë. Kjo nuk ka asgjëkundi ku të qëndrojë.