AKTUALITET, 14 Maj 2026, 11:01

Kuvendi/ ‘E quajte Ramën Skënderbe dhe të flaku’, Spiropali replikon me Berishën: Je denoncuesi e garantuesi më i madh i sistemit! Çliro opozitën, s’je i besueshëm

Kuvendi/ ‘E quajte Ramën Skënderbe dhe të flaku’,

Pasi mori fjalën në Kuvend, Sali Berisha gjeti edhe një moment për të sulmuar deputeten socialiste Elisa Spiropali duke thënë se ajo e ka quajtur Ramën Skënderbe dhe ai e ka flakur.

“Dhe ju që po më shihni atje, do u bëj një pyetje unë këtu, si ka mundësi që ajo e quan Pallosh i Gjatë dhe ai bën gjithçka për ta mbrojtur, kurse ti e quan Skënderbe dhe të flak. Cila është arsyeja?”, tha Berisha.

Ish ministrja, Elisa Spiropali iu përgjigj Sali Berishës për deklaratën e tij duke thënë se ai është njëkohësisht denoncues dhe garantues i sistemit e kjo kontradiktë, e bën të pabesueshëm për qytetarët.

“Sali, je i pabesueshëm sepse njëkohësisht edhe denoncuesi më i madh, edhe garantuesi më i madh i sistemit. Kur të çlirosh sistemin, kur të çlirosh partinë, opozitën, mund të flasim këtu dhe ndoshta termat doktor do të të ngjisin më shumë. Sot për sot, kontradikta e të qenit edhe denoncues, edhe garantues, u jep qytetarëve të drejtën mos të të besojnë”, tha Spiropali.