AKTUALITET, 6 Korrik 2026, 21:52

Kuvend për protestën? Flet ideatori, Kulluri: Nuk është nismë që t'i mbivendoset protestës

Kuvend për protestën? Flet ideatori, Kulluri: Nuk është

Edviol Kulluri, një prej protestuesve ka hedhur idenë e krijimit të një Kuvendi që të dalë nga protesta. 

Ai deklaroi në emisionin"Të Paekspozuarit" se Kuvendi nuk duhet t'i mbivendoset protestës dhe duhet të ekzistojë vetëm nëse pranohet nga protesta. 

"Ideatori i idesë së Kuvendit jam unë. Nuk është diçka që do ti mbivendoset Kuvendit. Vullneti i protestës është mbi çdo organizim. Ideja ime ka qenë që, nëse protesta finalizohet me sukses dhe jep dorëheqjen qeveria Rama, atëherë protesta do të vijë një moment dhe do të shpërndahet. Kam hedhur idenë, që kur shpërndahet dhe vjen një qeveri tjetër, si do të bëjmë nëse fillon sërish me padrejtësi? 

Kam hedhur idenë të nxjerrim Kuvend që të thërrasë protestën sa herë të jetë e nevojshme. Kjo është pasi të realizohen kërkesat e protestës, pasi mbivendoset kërkesa e qytetarëve", tha ndër të tjera Kulluri.