TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Demokratike do të rikthehet në Kuvend dhe ka vendosur të heqë dorë nga kaosi për të marrë pjesë në diskutimet për buxhetin. Rikthimi në seancë plenare ishte paralajmëruar nga kreu i grupit, Gazment Bardhi ndërsa vendimi u mor sot në një mbledhje në selinë blu.
Kuvendi do të zhvillojë seancë plenare ditën e sotme, ku në rend të ditës është shqyrtimi i projektligjit “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2023”. Po ashtu, Kuvendi do të diskutojë edhe projektvendimin “Për disa ndryshime në vendimin nr. 69/2021 “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar.
Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektvendimin “Për një ndryshim në vendimin nr. 70/2021 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues së Komisioneve të Përhershme të Kuvendit” i ndryshuar.