AKTUALITET, 4 Nëntor 2024, 23:17

“Kush e urdhëroi këtë operacion kriminal?”, Erisa Xhixho zbulon detaje nga kërkesa e Partisë së Lirisë për arrestimin e Metës

“Kush e urdhëroi këtë operacion kriminal?”, Erisa

Erisa Xhixho, zv/presidente e Partisë së Lirisë dhe deputete e kësaj force politike ishte e ftuar në emisonin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv për të dhënë detaje mbi kërkesën për informacion për arrestimin e dhunshëm të gati dy javëve më parë të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

“Kemi bërë kërkesë për informacion, drejtuar drejtorit të policisë dhe ministrit të Brendshëm, për mënyrën e arrestimit të zotit Meta.

Kemi parë pamjet, mënyrën çnjerëzore denigruese, me të cilën është tërhequr zvarrë presidenti Meta. Kemi kërkuar informacion për një sërë shkeljesh.

Zoti Meta ishte në mes të rrugës, duke u sulmuar nga persona të paidentifikuar, është rrëmbyer në mënyrë banditeske. E kam bërë të qartë që mënyra si është ekzekutuar ky vendim gjykate pa praninë e SPAK dhe BKH, që duhet të ishin subjekti që ekzekuton vendimin, në dijeni dhe është pranuar, nuk kanë qenë prezent në momentin e ekzekutimit të vendimit.

Zoti Meta nuk i ka bërë bisht drejtësisë. Ka respektuar gjithë kërkesat dhe llogaridhënien para institucioneve të drejtësisë. Mënyra, ke mbi 5 vendime në Strasburg, për arrestimet e paligjshme.

Ne kërkojmë të na informojnë se kush janë personat që kanë ekzekutuar urdhërin dhe nga ana tjetër, kërkojmë të dimë se kush janë personat që kanë urdhëruar këtë operacion kriminal. Kemi lënë afat deri në datë 7, për personat që kanë bërë rrëmbim, pengmarrje me urdhër politik.

Sapo dëgjova që zotit Beci i është komunikuar akuza në SPAK. Shiko Çyrben. I komunikohet në SPAK akuza. Zoti Meta i është përgjigjur gjithmonë drejtësisë, është për turpin e Shqipërisë që një ish-President tërhiqet zvarrë. Mesazhi është për të gjithë njerezit që guxojnë të bëjnë denoncime”- tha Xhixho.