AKTUALITET, 11 Shkurt 2025, 22:14

Kush e solli në Shqipëri dhe sa është paguar? Zyrtari Berishës ndan detaje për LaCivita-n, strategun e Trump që do të drejtojë fushatën e PD

Kush e solli në Shqipëri dhe sa është paguar? Zyrtari

Drejtori i Komunikimit me Median në Partinë Demokratike, Alfred Lela, thotë se ardhja e Chris LaCivitas në Shqipëri është një zhvillim i rëndësishëm për opozitën shqiptare.

I ftuar në emisionin “Open” në News 24 Lela tha se Chris LaCivita  erdhi në Shqipëri për të zhbërë të majtën ekstreme dhe për të mbështetur Sali Berishën në fushatën e tij.

Lela tha se për LaCivitën nuk përbën problem fakti që Berisha është non grata në SHBA.

Më tej ai u pyet se sa u pagua konsulenti amerikan, për të ardhur në Shqipëri dhe për tu aktivizuar në fushatën e PD-së.

Lela nuk dha përgjigje për shumën konkrete që LaCivita ka marrë, por siguroi se kjo e dhënë nuk do të mbetet sekret dhe se do të publikohet së shpejti.

Kush e solli LaCivitën në Tiranë?

Lela: Dëshira e vetë, fakti që ka sipërmarrje të së djathtës amerikane për të shkulur dhe të zhbërë një të majtë ekstreme të përfaqësuar George Soros. Është e djathta kundër një të majte që ka dalë me të gjitha mjetet të ligjshme dhe të paligjshme për të zhbërë kundërshtarin politik.

LaCivita është pyetur nëse e pengon non grata e  Berishës. Ai ka thë jo, duke theksuar se kjo gjë e inkurajon atë që të vij në Shqipëri edhe për këtë sepse kjo është sfida sepse ai e bëri një betejë me një non grata të establishmentit amerikan që është Donald Trump. Dua ta bëj dhe me një të ngjashmin e tij në një vend të vogël, mik i SHBA-së, ka thënë LaCivita.

 Sa është paguar?

Lela: Nuk them dot shumën, se nuk e di as nuk jam interesuar se me thënë të drejtën as më intereson  dhe se di pse, por mund të them se  parimisht, nuk do të mbetet sekret, sepse LaCivita është i detyruar ta deklarojë në departamentin e thesarit shumën e ksakte dhe kontratën. Të njëjtën gjë do bëjë dhe PD në KQZ.