AKTUALITET, 9 Janar 2025, 23:04

Kurum dhe mbetjet toksike, Lala bën deklaratën e fortë: Prokuroria ishte gati për arrestime por pati ndërhyrje në momentin e fundit!

Kurum dhe mbetjet toksike, Lala bën deklaratën e fortë:

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka deklaruar se Prokuroria e Durrësit ishte bërë gati për arrestimin e disa personave të përfshirë në aferën me trafikun e mbetjetve të dyshuara si toksike të kompanisë Kurum, por ka patur ndërhyrje në momentet e fundit dhe ata nuk janë ndaluar. 

"Prokuroria e Durrësit ishte thuajse një hap larg arrestimit të personave të përfshirë në këtë aferë të pastër korruptive, që nuk përfshin vetëm Kurum dhe Sokolaj por edhe institucione, që nga Ministria e Mjedisit, Porti i Durrësit, etj. Është histori e thellë korruptive. Në pikën kritike kur Prokuroria ishte bërë gati, pati ndikim të pastër politik për ta bërë këtë një çështje të dorës së dytë për të ndikuar hetimit.

Një nga zyrtarët e Portit të Durrësit ka informauar me email zyrtar, që po bëhej kontrabandë ose trafik me mbetje që ishin të ndaluara për t’u eksportuar jashtë vendit. Pavarësisht këtij sinjalizimi që kishin dijeni titullarët e Portit, qeveria shqiptare dhe politika shqiptarë është shumë e shqetësuar. Ka brenda grupit të hetimit të interesuar për t'i shkuar deri në fund.

Mbetjet janë dërguar, janë të Kurumit, kompani e mbështetur nga të dyja palët, çfarë bëri? U përpoq të kapë pjesën më të rëndësishme të medias dhe u përpoq të ndikonte te Prokuroria.

Asnjë institucion nuk ka dërgur listën me ekspertë dhe nuk janë marrë mostrat për analizat se çfarë ka në kontejner. E vetmja mundësi që mos ndikohet janë ekspertë të huaj dhe analiza jashtë vendit. Nuk janë shkelur vetëm ligje shqiptare por ka histori të shkeljes së ligjeve ndërkombëtare, kjo histori ka pasoja shumë të rënda", tha Lala. 

Ndërsa analisti Andi Bushati foli për heshtjen thuajse të plotë të mediave, një pjesë e të cilave morën reklama urgjentisht nga Kurum pas skandalit.  

"Testi për rolin e këtyre kompanive si Kurum, është se sa të mbrojtura janë kur i ndodh një skandal. Sa arrijnë të heqin lajmet, të bëjnë sikur gjëja nuk ka ndodhur, pikërisht rasti i Kurum nuk është rasti tipik i një kompanie me mbështetje politike të të dyja krahëve, por ka atë fuqi për ta zhbërë lajmin. U fol 2-3 ditë dhe pastaj nuk e di… Më tepër se Kurum tregon kalbëzimin e sistemit tonë dhe të bërit kompromis me të vërtetën", tha Bushati.