TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Besimtarët myslimanë kremtojnë sot Kurban Bajramin, një nga dy ditët më të rëndësishme në kalendarin e besimit mysliman. Mijëra besimtarë u mblodhën në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ për faljen e namazit.
Kreu i Komunitetit Mysliman i Shqipërisë Bujar Spahiu uron të gjithë besimtarët, duke bërë thirrje për solidaritet e mirësi ndaj njëri-tjetrit.
"Ju uroj gëzuar Kurban Bajramin. Ditën e solidaritetit dhe ndihmës ndaj njëri-tjetrit, kjo festë simbolizon. Feja jonë islame na mëson të jemi pranë njerëzve në nevojë dhe të lëmë mënjanë gjërat e këqija, duke u orientuar te e mira dhe e bukura. Ta duam njëri-tjetrin për hatër të Zotit dhe të bëjmë punë të mira për shoqërinë, vendin tonë dhe rininë. Kjo botë është kalimtare dhe duhet ta jetojmë siç duhet. Gëzuar Kurban Bajramin anë e mbanë botës, duke shpresuar nga Zoti që të sjellë paqe e mirësi në ato vende ku ka ende konflikte", tha Spahiu.