TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Komandanti i Forcës së Bashkuar të NATO-s në Napoli, Admiral Wikoff, krahas takimeve me drejtuesit më të lartë të mbrojtjes në Shqipëri, përfshirë Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Ministrin e Mbrojtjes dhe Presidentin e Republikës, zhvilloi bisedime edhe me Komandantin e Forcës Detare Shqiptare, Kundëradmiral Arsen Mullaj, dhe stafin e tij.
Sipas njoftimit zyrtar të FA-së, fokusi kryesor i bisedimeve ishte forcimi i bashkëpunimit me NATO-n, rritja e sigurisë detare në rajonin e Adriatikut dhe Jonit, si dhe rëndësia strategjike e Korridorit VIII, i cili konsiderohet një projekt me rëndësi të veçantë për mobilitetin ushtarak dhe integrimin ekonomik të rajonit.
Një nga çështjet kryesore të trajtuara ishte bashkëpunimi në fushën e ndërgjegjësimit detar dhe shkëmbimit të të dhënave të Sistemit të Identifikimit Automatik (AIS), duke mundësuar monitorim më të avancuar të aktivitetit detar në Adriatik dhe Jon.
Komandanti i Forcës Detare, Kundëradmiral Arsen Mullaj, riafirmoi angazhimin e plotë të Forcës Detare në kuadër të Aleancës, duke theksuar rolin e rëndësishëm që vendi ynë luan në sigurinë rajonale dhe euroatlantike, si një partner aktiv dhe i besueshëm në forcimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon.