TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka shpallur në kërkim Julian Gjoshin, kunati i Altin Hajrit si autor për atentatin e ndodhur pasditen e së dielës brenda në lokalin “Kështjella”, në Ndroq, në periferi të Tiranës ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Alfred Dedja.
Autori ka qëlluar disa herë në drejtim të viktimës, por vetëm dy plumba kanë mundur ta kapin duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Policia po heton në dy pista; prishja e pazareve të drogës dhe zhdukja e Jan Prengës, pasi viktima ka qenë menaxher në kompleksin e Altin Hajrit në kohën kur është zhdukur Jan Prenga, raportoi gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushi.
“Alfred Dedja ishte klient, ishte duke drekuar, autori është ulur në një tjetër tavolinë. Në tavolinën e autorit ka shkuar viktima dhe ka pasur një debat që ka zgjatur shumë pak, pasi është qëlluar për vdekje nga autori.
Ky i fundit është larguar në drejtim të Durrësit me një mjet tip Benz ML. Pista kryesore ku po hetohet është ajo e prishjes së pazareve të drogës.
Por policia po heton edhe në një pistë tjetër; viktima ka punuar si menaxher në kompleksin në pronësi të Altin Hajrit dhe kjo përkon me kohën e rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës. Autori dhe viktima kishin njohje, pak ditë më parë kanë pasur një konflikt”, raportoi gazetarja.