TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa mesazhe kërcënuese që, sipas tij, ish-zv.ministri Oltion Rrumbullaku u ka dërguar një biznesi familjar turistik në Tropojë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama pretendon se pedagogu i ka paralajmëruar ata se do t’u vendoste një vlerësim negativ në platformat online nëse nuk mbanin të njëjtin qëndrim politik me të.
Rama kritikon autorin e këtyre deklaratave, duke theksuar se askush nuk duhet të ushtrojë presion ndaj qytetarëve apo sipërmarrësve për shkak të bindjeve të tyre.
Në reagimin e tij, Kryeministri vlerëson punën dhe përkushtimin e familjes të një biznesi familjar turistik të njohur si “Chestnut Hill”, që ka ngritur biznesin në zonën malore të Tropojës.
“RRUMBULLAKTOROLLAK
Djemtë e CHESTNUT HILL-it lart në Tropojë janë dy vëllezër flori, nga një familje e dinjitetshme në një nga majat e atyre maleve kreshnike, ku kanë ngritur një biznes familjar me stërmundim të madh, duke e kthyer shtëpinë e tyre në një destinacion turistik mbresëlënës!
“Akademiku” që i ka kërcënuar, se do t’u verë një yll në vlerësimin online, po u “morën me politikë në kohë krize” – pra po nuk u bashkuan në një mendje me të e me dështakët e tjerë lugëndryshkur, që kujtuan se u bë bulevardi kos – ka qenë zëvendës ministër në një prej qeverive socialiste dhe e vetmja gjë për të cilën u dallua, ishte se mbyllej nga brenda në zyrë e bënte rrumbullak gjumin e drekës
Tani ky “akademik” i larguar nga qeveria si i padobishëm për asgjë dhe që paska mbledhur tërë këto vite helmin e mediokrit hakmarrës, i tregon “delet e narkotrafikut” dy djemve që i japin ujë mali në bisht të lugës së ndryshkur, atij dhe tërë sallahanave të kombit, që u kapën rrumbullak pas qafës si flamingove si i mbyturi pas fijes së barit
U kam premtuar kaherë djemve te CHESTNUT HILL-it se do u shkoj për të parë një natë hënën nga afër dhe tani erdhi koha, e nga atje lart do t’i çojmë së bashku një mesazh këtij sojit rrumbullaktorollak, që ta marrë vesh tërë dynjaja se ku është e çfarë është CHESTNUT HILL-i”, shkruan Rama.