AKTUALITET, 2 Maj 2026, 21:49

Kryepolici Skënder Hita emëron shef komisariati nr.6 në Tiranë, Alban Hoxhën

Kryepolici Skënder Hita emëron shef komisariati nr.6 në

Kryepolici Skënder Hita ka emëruar si shef komisariati nr 6 në Tiranë, Alban Hoxha, duke zëvendësuar në këtë detyrë, Edvin Pecin.

Së fundmi Hoxha kishte detyrën e shefit të Sektorit te Krimet në Volum në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës.

Ndërsa më herët ai ka mbajtur detyra të rëndësishme si shef i antidrogës dhe i operacionales, si dhe poste të tjera në qarkun e Fierit dhe në Shkodër.