AKTUALITET, 9 Tetor 2024, 12:15

Kryepolici Proda firmos tjetër lëvizje, Ziu ikën nga Dibra për në krye të Drejtorisë së Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit

Kryepolici Proda firmos tjetër lëvizje, Ziu ikën nga Dibra

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, firmos një tjetër lëvizje pas marrjes së detyrës.

Dhimitraq Ziu, deri tani drejtor i Policisë së Dibrës, do të jetë në krye të Drejtorisë së Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, duke zëvendësuar në këtë detyrë Bledar Çelikun, i cili është emëruar në Akademinë e Sigurisë.

Dhimtraq Ziu drejtoi Policinë e Dibrës për 2 vite me radhë, ndërsa më herët ka mbajtur detyrat e zëvendësdrejtorit të Policisë së Durrësit dhe Tiranës për rendin dhe sigurinë publike.