TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Duke thirrur sloganin “Shqipëri e Re”, qytetarët shpalosën disa kërkesa nga sheshi i protestës që sipas tyre, synojnë reformimin e sistemit politik në vend.
Mes tyre spikat propozimi që kryeministri të mos ushtrojë më shumë se dy mandate në detyrë, si dhe kërkesa që ministrat të mos jenë njëkohësisht deputetë. Sipas protestuesve, këto ndryshime do të ndihmonin në forcimin e demokracisë, rritjen e llogaridhënies dhe ndarjen më të qartë të pushteteve.
“Kryeministri dhe presidenti të mos kenë më shumë se 2 mandate. Kryeministri dhe ministrat të mos jenë më deputetë e kryetar partish. Shohim kryeministra, ministra, deputetë dhe kryetar parlamenti që është një kukull. Kryetar partie me të gjitha pushtetet. Duhet të mbarojë kjo se prej këtu na vjen e keqja. Gjyqtarët japin vendime të padrejta, e kemi vuajtur vetë, drejtësi e degjeneruar. Duhet të mbajnë përgjegjësi penale për vendimet e gabuara. Rama duhet të dorëhiqet, të ikë edhe Berisha, është një opozitë false”, u shpreh qytetari.