AKTUALITET, 14 Janar 2025, 11:24

Kreu i SPAK Altin Dumani, nis ushtrimin e detyrës edhe si Komisioner Publik në KPA

Kreu i SPAK Altin Dumani, nis ushtrimin e detyrës edhe si Komisioner Publik

Kreu i SPAK, Altin Dumani, nis sot ushtrimin e detyrës edhe si Komisioner Publik në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Pas përfundimit të mandatit të komisionerëve publikë më 31 dhjetor 2024, detyra e përfaqësimit të çështjeve të apeluara në KPA do të kalojë te drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme.

Sot, në orën 10:00, është parashikuar të vazhdojë seanca për rivlerësimin e subjekti Arben Dosti. Mandati i vazhdimit të vetingut në shkallën e dytë do të përfundojë në qershorin 2026.

Gjatë periudhës së kontrollit të vetingut, janë shqyrtuar 805 funksionarë, nga të cilët 268 nuk u konfirmuan në detyrë, ndërsa rreth 100 u dorëhoqën.

Aktualisht, janë ende për t’u shqyrtuar 42 gjyqtarë dhe prokurorë që kanë apeluar vendimet. Po ashtu, në Gjykatën e Strasburgut janë paraqitur paditë nga 130 gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar në Shqipëri.