AKTUALITET, 14 Janar 2025, 14:27

DETAJET/ Kreu i ARRSH, dy orë dëshmi para SPAK! Zbulohet çështja për të cilën është pyetur

DETAJET/ Kreu i ARRSH, dy orë dëshmi para SPAK! Zbulohet

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli është paraqitur këtë të martë në dyert e Prokurorisë së Posaçme SPAK.

Pas deklarimeve rreth dy orë para prokurorëve të SPAK, Gjyli doli nga ambientet e Prokurorisë duke mos iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Dyshohet se kreu i ARRSH është marrë në pyetje lidhur me hetimet që po zhvillohen për abuzimet me tenderat e rrugëve, gjatë kohës që ai ishte nëndrejtor i Autoritetit.

Gentian Gjyli u emërua si drejtues i Autoritetit të Rrugëve në mars të vitit të shkuar pas arrestimit të paraardhësit të tij, Evis Berberi.