AKTUALITET, 9 Qershor 2026, 20:38

Ish-luftëtari i UÇK-së i kërkon Ramës dorëheqjen: Protestat do të përshkallëzohen, tradhtarët meritojnë vetëm ndëshkim

Ish-luftëtari i UÇK-së i kërkon Ramës

Në protestën ku morën pjesë mijëra shqiptarë në ditën e dhjetë, një prej folësve ishte edhe një ish-luftëtar i UÇK-së në Kosovë.

Ai i bëri thirrje kryeministrit që të dorëhiqej nëpërmjet protestës që ajo të mos përshkallëzonte më tej.

“Do mblidhemi këtu çdo ditë si shqiptarë të denjë të kësaj toke. Zvërneci ndoshta për të nuk është asgjë, por ishte përmbushja e krimeve ekonomike, korrupsionit dhe tradhtisë kombëtare që ka bërë ndër vite ai me qeverisjen e tij. Thirrja Berisha në Burg Rama në burg është e gjetur sepse edhe paraardhësit e tij i kanë bërë dëme këtij kombi. I drejtoj një thirrje kryeministrit Rama, se rri në pushtet si Ramaduro dhe vazhdon të tregohet injorant dhe arrogant si Çaushesku. Mos na detyroni të marrim hapa që nuk duam t’i marrim. Ne e duam me qytetari”, tha ai mes të tjerash.