AKTUALITET, 11 Maj 2026, 09:27

Korçë/ Ngjarja e rëndë, arrestohet për “ngacmim seksual” kirurgu i spitalit. Kallëzimi i 21 vjeçares

Korçë/ Ngjarja e rëndë, arrestohet për “ngacmim

Arrestimi është bërë pas kallëzimit të një vajze 21 vjeçare ndaj mjekut kirurg N.N.

Sipas informacioneve, 21-vjeçarja ishte dërguar në urgjencë për shkak të dhimbjeve të barkut e të vjellave ndërsa pas kontrolleve mjekësore, është vendosur që të kryejë ndërhyrje për apandesitit.

Sipas kallëzimit të vajzës, dyshohet se mjeku 72 vjeçar si kirurgu i saj, e ka ngacmuar seksualisht duke e prekur në pjesë intime me pretendimin e kontrollit mjekësor.

21-vjeçarja ndodhet e shtruar në spitalin e Korçës, ndërsa i është marrë kallëzimi nga policia e Korçës, ku më pas është bërë shoqërimi dhe arrestimi i 72-vjeçarit.