AKTUALITET, 5 Qershor 2026, 19:09

Korça i bashkohet protestave, qytetarët mbushin bulevardin

Korça i bashkohet protestave, qytetarët mbushin bulevardin

Edhe Korça ka dal këtë të premte në protestën lokale të thirrur për atë që nisi kundra projektit në Zvërnec dhe që në median ndërkombëtare po njihet si Revolucioni i Flamingove. Qytetarët janë parë të shoqëruar nga familjarë dhe fëmijët e tyre.

Në këtë protestë është vënë re një numër i lartë qytetarësh, i cili nga dita në ditë vijon të rritet, duke treguar pjesëmarrje gjithnjë e më të madhe.

Dje, qytetarët kanë paraqitur gjithashtu pesë kërkesa drejtuar kryeministrit Edi Rama, të cilat lidhen me çështje të ndryshme ligjore dhe politike. Kërkesat janë si më poshtë:

1. Dorëheqja e Qeverisë
2. Shfuqizimi i statusit dhe kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë
3. Shfuqizimi i “Paketës së Maleve”
4. Anulimi i ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura
5. Anulimi i ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore shqiptare

Protestuesit kanë theksuar se do të vijojnë qëndrimin e tyre deri në përmbushjen e kërkesave të parashtruara.