TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rektori i Universiteti i Tiranës, Artan Hoxha ka vendosur pezullimin e përkohshëm nga detyra të Dekanes së Fakultetit të Drejtësisë, Dorina Hoxha.
Në vendim thuhet se pezullimi do të jetë deri në përfundimin e procedurave për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Sipas dokumentit zyrtar, pezullimi lidhet me faktin se dekania ka shprehur interes për t’u përzgjedhur si anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Në vendimin e rektorit thuhet se gjatë kësaj periudhe, drejtimi i Fakultetit të Drejtësisë do të bëhet nga Skënder Kaçupi, i cili do të ushtrojë të gjitha funksionet e dekanit deri në përfundimin e procedurave përkatëse.

