AKTUALITET, 28 Maj 2026, 22:25

Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE, ironia e Telës: Më e gëzuar është Marta Kos që merr rrogën si komisionere Zgjerimi

Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE, ironia e Telës: Më e

Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE, e mbajtur dy ditë më parë në Bruksel, dha sinjale për një moment të rëndësishëm në procesin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ndërsa kryeministri Rama tha se për Shqipërinë nuk ka rrugë tjetër veç anëtarësimit në BE dhe komisionerja e Zgjerimit, Marta Kos vlerësoi progresin e arritur nga Tirana për përmbushjen e kritereve të vendosura nga BE, analisti Andi Tela u shpreh me ironi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se më e gëzuar është zonja Kos që merr rrogën, ndërsa theksoi se IBAR u shty prej sjelljes së shumicës ndaj imunitetit të ish-zv/kryeministres Balluku.

“Po të dëgjoje zotin Klosin në vitin 2013 në momentin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe të hapjes së negociatave për anëtarësimin, nuk ndryshon asgjë. Pra është që ne të PS, ne e bëmë.

Shqipëria ka 35 vite që do që ta bëjë, Kjo është gjeopolitike që po bëhet. Më e gëzuar është Marta Kos e merr rrogën si ministre e zgjerimit. Prej Kroacisë nuk ka patur zgjerim. Momenti është gjeostrategjik. Pastaj sa i përket gjithë pjesës tjetër, IBAR duhej mbyllur në mars, por u shty prej sjelljes së maxhorancës me zonjën Balluku dhe ndaj u shty dhe u zvarrit e u vendosën kushte të tjera. Por të shikoni deklaratën e ambasadës gjermane, që është njëlloj si ajo e ambasadës holandeze, thotë se çfarë vlere ka heqja e imunitetit për kapitujt bazë. Dy kapitujt më të rëndësishëm 23 dhe 24 që kanë të bëjnë me shtetin ligjor dhe sjelljen e politikës ndaj drejtësisë janë shumë të vështirë për t’u mbyllur"- tha Tela.