AKTUALITET, 22 Maj 2024, 13:10

Konferenca e shtypit, Cameron korigjon Ramën për datën dhe vendin e Samitit Evropian: Nisa të shqetësohesha

Konferenca e shtypit, Cameron korigjon Ramën për datën dhe vendin

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në Kryeministri Sekretarin e Jashtëm britanik David Cameron.

Rama në fjalën e tij tha se Shqipëria do të jetë vend pritës më 2025 i Samitit të Përbashkët Europian. Më tej, Rama tha se mes Tiranës dhe Londrës vijon bashkëpunimi për të luftuar kontrabandimin e emigrantëve drejt Britanisë së Madhe. Rama bëri një lapsur me datën e Samitit të Përbashkët Europian, që do të mbahet këtë vit në 18 korrik në Londër, për të cilën Cameron tha se nuk do të mbahet në Londër dhe u shqetësua.

Edi Rama: Cameron është një avokat shumë i rëndësishëm për proceset transformuese për rajonin tonë. Kemi folur për luftën kundër trafikut të paligjshëm të qenieve njerëzore, ku jemi shumë të kënaqur me rezultatet. Do të godasim këtë trafik edhe në vazhdim, që t’i shkojmë në rrënjë fenomenit, që ka të bëjë me rrjetet e krimit të organizuar. MB ka shprehur interes për të parë përfundimin me sukses të procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ku ka përparësi dhe ngecje në vend, madje ka raste edhe të kthimit pas. Desha të falënderoj Sunak dhe lordin Cameron, edhe për mbështetjen që kanë dhënë që Shqipëria të bëhet vendi pritës për Samitin e Përbashkët Europian, që do të mbahet këtë vit në 2 qershor, më falni 18 korrik në Londër.

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron deklaroi se Shqipëria duhet të vijojë para me reformat, ndërsa shprehu gatishmëri se Mbretëria e Bashkuar do të ndihmojë të japë kontribut në sistemin gjyqësor.

David Cameron: Jo vetëm që keni fituar më shumë zgjedhje se unë se vazhdoni në detyrën, por keni dhënë shembull të qartë se ku duhet të jetë Shqipëria. Flas në emër të Sunak; kjo ka qenë dhe do të jetë një nga frytet më pozitive për ne. Eksportet janë rritur me 20%. Sa i përket krimit të organizuar dhe krimit të rëndë, po ndihmojmë dhe në modernizimin e gjyqësorit tuaj. Ju vazhdoni me reformat tuaja. Sa i takon shifrave të emigracionit, ka pasur rezultate pozitive. Ky është një problem të cilin duhet ta përballoni ju. Keni treguar se jeni inovator dhe krijues, dhe punoni për këto partneritet. Ekonomia juaj është rritur, sektori i turizmit është rritur. Do të ketë më shumë mundësi që njerëzit të rrinë në Shqipëri. Kur Ballkani Perëndimor ia del mbanë, ia del dhe Europa. Jam vërtetë i kënaqur që të vini në Britani më 18 korrik dhe jo në 2 qershor siç thatë ju se nisa të shqetësohesha. Nuk do të mbahet në Londër.