TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha është shprehur se për kompensimin ushqimor për Policinë e Shtetit është parashikuar buxhet 10 milionë euro.
Gjatë raportimit në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, ku po shqyrtohet projektbuxheti 2025, ministri gjithashtu deklaroi se për orët shtesë të punës janë parashikuar 5.8 mln euro, teksa shtoi se pjesë e këtij buxheri janë të përfshira edhe dietat e udhëtimet.
“Në lidhje me kompesimin ushqimor e gjitha është parashikuar në buxhet dhe e gjitha është 10 mn euro që janë parashikuar për kompensimin ushqimor.
Sa i përket orëve të punës edhe këtu janë parashikuar 5.8 mln euro për të përballuar shpenzimet sa i përket orëve të punës, dieta dhe udhëtime këto janë të gjitha pjesë e shpenzimeve dhe mallrave që mbulohen po nga ky buxhet.
Sa i përket planifikimit dhe investimeve të huaja mbetet në fokusin tonë prioritar, objekti dhe misioni i rëndësishëm, smart city me 13 mln euro”, u shpreh ministri i Brendshëm.